Aksident në aksin Lezhë-Laç, humb jetën shtetasi francez, plagoset tjetri

Një aksident ka ndodhur gjate mesnatës në aksin Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten, ku për pasojë kanë humbur jetën një shtetas francez dhe ka mbetur i plagosur një tjetër. Në aksident janë përshirë dy makina, të cilat kanë pësuar dëmtime të mëdha.
Pas aksidentit, dy shtetasit francez, të cilët po udhëtonin në të njëjtin automjet, u dërguan fillimisht në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore e me pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Por fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Sakaq policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksident. Në pranga ra Samuel Çela, 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, i cili pas aksidentit u larguan nga vendngjarja.
Po ashtu ka nisur hetimi për të zbuluar shkaqet e plota të këtij aksidenti.
/rtsh.al/