E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, automjeti përplas motoçikletën, plagoset 65-vjeçari

Një aksident automobilistik u regjistrua paraditen e së dielës në rrugën Lezhë-Shkodër, ku një 65-vjeçar mbeti i plagosur rëndë.

Aksidenti ndodhi në zonë e njohur, Kryqëzimi i Gjadrit, përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër, ku automjeti që drejtohej nga një grua përplasi motoçikletën, me të cilën po udhëtonte 65-vjeçari Zef Paloka.

Instituti i Statistikave vetëm pak ditë më parë publikoi të dhënat e aksidenteve rrugore përgjatë muajit prill, nga ku rezultoi se, u regjistruan  69 aksidente rrugore, 25% më pak se e njëjta periudhe vitit 2022.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 94 persona nga 132 në muajin Prill2022.

Aksidentet rrugore, tha INSTAT, në 87,0% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha deri 24 vjeç, duke zënë 24,6% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me15,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Prill 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditë të Shtuna dhe të Diela, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të Enjteve.

Në muajin Prill 2023, 24,6% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 14:00-17:00

Në katër mujorin e parë të vitit 2023, numërohen 332 aksidente rrugore nga 377 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 11,9%.

Numri i të aksidentuarve është 454 persona nga 524 persona të aksidentuar në katër mujorin e parë të vitit 2022.

Aksidentet rrugore, në 18,1% të rasteve, në katër mujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për periudhën katër mujore është rritur me 20,0%.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›