E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Drejtuesi i motoçikletës goditet nga benzi, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin kombëtar Lushnje-Berat, pranë fshatit Fiershegan.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë Rrugore, një automjet tip Benz me targa AB569KX, i drejtuar nga shtetasi F. Dervishi, ka dalë nga një rrugë dytësore dhe ka prerë rrugën një motoçiklete pa targa që po lëvizte në aksin kryesor.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës është lënduar rëndë dhe është transportuar me ambulancë në spitalin e Lushnjës për trajtim mjekësor.

Policia bën të ditur se po kryen hetimet e plota për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, duke përfshirë verifikimin e mundësisë së mosrespektimit të prioritetit nga ana e drejtuesit të automjetit Benz.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare të tjera mbi gjendjen aktuale shëndetësore të të lënduarit apo detaje shtesë mbi identitetin e tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›