E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përplas kalimtaren

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Çiflik. Sipas informacionit paraprak, një automjet tip Benz ka përplasur një kalimtare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sh.GJ., 53 vjeçe, u transportua menjëherë në Spitalin e Lushnjës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 53-vjeçarja po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën në momentin që u përplas nga automjeti.

Policia vijojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›