Ismajli: E rëndësishme që arritëm Play Off-in, shpresojmë t’i bëjmë krenarë tifozët në mars

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, ka folur pas ndeshjes ndaj Anglisë. Pavarësisht humbjes ndaj kryesuesve të grupit, për 29-vjeçarin e rëndësishme është që Shqipëria arriti një kualifikim historik në Play Off dhe shpreson që skuadra të bëjë krenarë tifozët në ndeshjet e marsit.
“E rëndësishme është që e arritëm objektivin Play Off. Ndeshja sot ishte shumë e luftuar. Kemi luajtur kundër skuadrës më të mirë të grupit. Një kombëtare e fortë. Gjëra që ndodhin. Kjo do të na shërbejë për ndeshjet e marsit. Shpresojmë të jemi mirë. Shpresojmë t’i bëjmë krenarë tifozët.
Kisha dy dëmtime në muajt e fundit. Tani jam mirë. Gjithmonë krenar që vij këtu. Si në pankinë, ashtu edhe në fushë, jap maksimumin. Goli mund të evitohej. Ishte fat, sepse i shkoi topi dhe bëri gol. Folëm me arbitrin, por tha se nuk kishte faull ndaj Strakoshës”, ka thënë mes të tjerash Ismajli.