Aksident në aksin Peqin-Elbasan, dy të vdekur
ELBASAN- Dy persona humben jeten sot ne nje aksident rrugor. Ngjarja ndodhi ne aksin Peqin-Elbasan, ne afersi te fshatit Karine, kur nje automjet tip benz me te cilin po udhetonin viktimat doli nga korsia dhe u perplas me nje tjeter automjet.
Sipas policise viktime mbeten shtetasit Leonidha Kote dhe Dhimitër Haxhillari, shofer dhe pasagjer ne benzit.
Perplasja ka qene e forte, benzi me targa të huaja që doli nga korsia e rrugës u përplas me një fuoristradë me targa El 9702 B dhe kjo me një kamion me targa KO 5972 B.
Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkaqeve te aksidentit, ndonese dyshimet epara flasin per nje pergjumje te drejtuesit te mjetit tip benz e me pas humbjen e kontrollit te mjetit.