Aksident në aksin Pushimi i Shoferit – Fier Shegan/ Dy makina përplasen pas një parakalimi të gabuar, tre persona përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit – Fier Shegan, në dalje të fshatit Rrupaj.
Sikurse raporton gazetarja e RTSH-sw, Anila Sefa, dy mjete janë përplasur mes tyre, pasi një automjet me targa greke tentoi të parakalonte një mjet me targa italiane.
Mjeti me targa greke tentoi të parakalonte mjetin me targa italiane. Manovra e gabuar e parakalimit bëri që mjeti me targa italiane të përfundojë në kanal.
Tre personat që udhëtonin në të, dy bashkëshortët dhe djali i tyre i rritur u transportuan me urgjencë në spitalin e Lushnjes nga dy ambulanca.
Policia ka shkuar në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun. Ky aks rrugor nacional është tepër i ngushtë për volumin e trafikut që përballon dhe shpeshherë ka aksidente të tilla.
/rtsh.al/