E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, dy të plagosur

Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, një shtetase duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një motorr elektrik me drejtues një 18 vjeçar dhe pasagjer një të mitur 17 vjeçar.

18 vjeçari dhe i mituri 17 vjeçar, ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›