E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Velipojë-Shkodër, përplasen dy automjete, lëndohen tre pasagjere

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qarkun e Shkodrës. Sipas të dhënave paraprake nga Policia Rrugore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:05, në aksin e frekuentuar “Velipojë–Shkodër”.

Dy automjete, të drejtuara përkatësisht nga shtetasit A. A. dhe I. L., janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga goditja kanë mbetur të dëmtuara lehtë tre pasagjere që udhëtonin në të dy mjetet e përfshira në aksident.

Shtetaset e lënduara, me iniciale F. A., A. Xh. dhe T. M., janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës. Sipas burimeve spitalore, ato po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe, fatmirësisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po kryen veprimet procedurale dhe matjet përkatëse për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e plota të kësaj përplasjeje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›