E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në aksin rrugor Durrës-Tiranë, makina përplaset me bordurën, humb jetën pasagjeri 35-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Policia bën me dije se drejtuesi 34-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe për pasojë automjeti u përplas me bordurën anësore të rrugës, duke lëne të vdekur pasagjerin 35-vjeçar.

 “34 vjeçari, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, 35 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Një tjetër aksident u shënua një ditë më parë në kryeqytet ku një person u përplas nga një motor me drejtues K. L., duke gjetur vdekjen.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›