Aksident në aksin rrugor Fier-Levan, dy të plagosur

Dy automjete janë përplasur sot në aksin rrugor Fier-Levan, në zonën e njohur si “Qafa e Koshovicës”. Si pasojë e aksidentit, dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, ku po marrin trajtimin e duhur mjekësor.
Sipas informacioneve të para, policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme, për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.
Policia e Shtetit ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, sidomos në kthesat dhe zonat me dukshmëri të reduktuar.
/rtsh.al/