Aksident në aksin rrugor Pogradec-Qafë-Thanë, plagosen tre persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:40 pranë fshatit Udënisht kur një automjet është përplasur me një tjetër.
“Më datë 12.11.2023, rreth orës 14:40 pranë fshatit Udënisht, automjeti tip “Mahindra” me drejtues P. Sh., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues Sh. A. 55 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.
Si pasojë e këtij aksidenti “janë plagosur drejtuesi i automjetit tip “Peugeot” shtetasi Sh. A., pasagjerja në këtë automjet shtetasja A. A., 48 vjeçe, banuese në Elbasan, si dhe pasagjeri i automjetit tip “Mahidra”, shtetasi N. L., 72 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital”
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e të plagosurve.
/rtsh.al/