Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon në kanal, tre të plagosur

Një aksident është raportuar në autostradën Durrës-Tiranë.
Mësohet se një automjet ka përfunduar në kanal, ndërsa po lëvizte me shpejtësi të lartë.
Nga informacionet paraprake mësohet se tre persona kanë mbetur të plagosur.