E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në autostradën Fier- Lushnje, humb jetën 1 person, plagosen 2 të tjerë

Një aksident rrugor fatal me pasojë një humbje jete ka ndodhur sot në autostradën Fier- Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën një prej pasagjerëve, si dhe janë lënduar dy shtetas të tjerë.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›