E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, trafik i rënduar në zonën e Panajas

Një aksident automobilistik është regjistruar paraditen e kësaj të diele në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Si pasojë e përplasjes, qarkullimi në këtë aks është rënduar ndjeshëm, pasi për shkak të ditës së pushimit shumë qytetarë udhëtojnë drejt jugut për plazh.

Policia e Vlorës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për hapjen e rrugës dhe normalizimin e trafikut.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›