E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për të shtunën, zonat ku pritet shi dhe shtrëngata

Të shtunën, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri në të dendura, më të theksuara në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes.

Në këto zona parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në zonat malore do të shfaqen shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 8 m/s. Valëzimi në det pritet të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

Temperaturat do të variojnë nga minimalja prej 16°C deri në maksimalen prej 38°C.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›