E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në autostradën Laç-Mamurras/ Humb kontrollin e makinës dhe përplaset me disa mjete pranë karburantit, plagoset rëndë shoferi

Një aksident i pazakontë ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Laç-Mamurras, pranë një pike karburanti.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me disa mjete të parkuara pranë karburantit. Përplasja ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme si në automjetet e ndodhura në parkim, ashtu edhe në distributorët e karburantit.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›