E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Humbin jetën dy vajza të reja, shoferi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjeit të kësaj të diele në autostradën Durrës-Tiranë.

Një 26 vjeçar, i cilika qenë duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarrësen.

Si pasojë e këtij aksidenti, 26 vjeçari ndodhet në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, ndërsa dy vajza të reja që ndodheshin në mjet kanë humbur jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26 vjeç, dyshohet se  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti  është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën dy pasagjeret shtetasia S. Gj., 26 vjeçe, dhe pasagjerja  tjetër ende e  paidentifikuar  që ndodheshin në automjet.

 Ndërsa shtetasi A. T,  është transportuar  në spital  në gjëndje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›