Aksident në autostradën e Lezhësplagoset familja, vdes 10-vjeçari
LEZHE - Tragjike ka rezultuar festa e pashkeve për familjen Lula nga Talja e Lezhes, teksa në një aksident rrugor në superstradën Laç– Lezhë ka gjetur vdekjen djali dhjetëvjeçar I kësaj familjeje dhe kanë mbetur të plagosur, katër anëtarët e tjerë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Fushë Milotit, ku automjeti tip "Ford", brenda të cilit ndodheshin pjestarët e familjes Lula, është përplasur me një "Fuoriostradë" që drejtohej nga shtetasja Elona Caushaj.
Viktimë e këtij aksidenti të rëndë ka mbetuar 10 vjeçari Alesio Lula, ndërsa të plagosur kanë mbetur prindërit e tij Viktor dhe Luljeta Lula , motra Klaudia Lula dhe vellai Renato Lula.
Të palgosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak nga makina të rastit,ndërsa nuk ka të dhëna për gjëndjen e tyrë shëndetësore. Policia ka mbërritur menjeherë në vëndgjarje dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti tragjik.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)