E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në kopshtin zoologjik, 7 të vdekur në SHBA

Shtatë persona, mes të cilëve tre fëmijë, humbën jetën në një kopsht zoologjik në Shtetet e Bashkuara. Aksidenti u shkaktua kur një furgon tejkaloi një parmak të autostradës për t`u përplasur më shumë se 300 metra më poshtë në kopshtin zoologjik të Bronxit, në New York.
Sipas policisë, drejtuesi i furgonit humbi kontrollin e mjetit, duke u përplasur me trafik-ndarësin dhe duke vazhduar poshtë deri në kopshtin zoologjik.
Emrat dhe mosha e saktë e viktimave nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa policia ka filluar hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Aksidenti fatal mbylli autostradën e shkaktoi vonesa të mëdha të trafikut në zonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›