E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në punë, rëndë një 19-vjeçar

Elbasan- Një 19-vjeçar nga një fshat i Elbasanit mbeti i plagosur rëndë në vendin e punës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se i riu, u godit aksidentalisht në kokë nga një tullë që ra nga një lartësi prej 5 metrash nga objekti ku po punonte.

"Florian Dushku, 19-vjeç, nga fshati Jagodinë i këtij rrethi, u dëmtua rëndë ndërsa ka qenë duke punuar- thanë burimet e policisë.

Ai u transportua me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që
mjekët kanë sqaruar se ai ka pësuar politraumë. Sipas tyre, gjendja e 19-vje35arit mebtet kritike për jetën.

Ndërkohë në vendin e punës, ku ndodhi aksidenti ka mbërritur policia dhe një grup hetimor. Sipas tyre, po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›