E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në rrugën e lumit të Vlorës, makina del nga rruga, 5 të plagosur jashtë rrezikut për jetën

Rreth orës 13:00 në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”, ka ndodhur një aksident rrugor.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Citroen” me targa AB309GK, i drejtuar nga shtetasi Viktor Kananaj, i datëlindjes 08.08.1954, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Adriana Shakaj, 18 vjeçe; Elvis Shakaj, rreth 12 vjeç; Nertila Shakaj, 41 vjeçe; Dallandyshe Kananaj, 68 vjeçe, si dhe vetë drejtuesi i mjetit.

Të gjithë të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorë për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet rezulton se drejtuesi i mjetit nuk ka qenë nën efektin e alkoolit (0.000 mg/l).

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›