E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në superstradën Laç-Lezhë, plagoset motoçiklisti

Lezhë, 28 Korrik NOA Një aksident me pasojë plagosje të një motoçiklisti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18.30 të së Hënës, në superstradën Laç-Lezhë, në afërsi të Fushë Milotit.

Nga hetimi doli se 50-vjeçari nga Vora e Tiranës, Ismail Haxhiu, duke drejtuar autoveturën e markës Benz tip 250, me targa TR 1551 L, është përplasur me një motoçikletë.

Mjeti dyrrotësh i markës Aprila me targë të huaj AM 62524, drejtohej nga 30-vjeçari Fatjon Staga, banues në Fushë Kuqe të rrethit Kurbin.

Si pasojë e përplasjes, i riu eshte dëmtuar dhe për shkak të plagëve që mori, ai u dërgua në spitalin e Lezhës ku aktualisht, mjekët thanë se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Policia tha se drejtuesi i autoveturës, Ismail Haxhiu është shoqëruar në Komisariat, kurse në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili tha se ka kryer të gjitha veprimet hetimore.

Që nga fundjava dhe në vazhdim, një seri aksidentesh me shumë të vdekur dhe të plagosur kanë përgjakur rrugët e vendit.

Policia Rrugore ka bërë thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve dhe shmangie të konsumit të pijeve alkoolike, si mënyra për të evituar këto tragjedi rrugore.

e.n/NOA

Lexoni më shumë mbi aksidentet e orëve të fundit:

Aksidentet tronditin Shqipërinë, kësaj here përgjaket aksi Bulqizë -Burrel

Aksident i dy automjeteve, mbetet e plagosur drejtuesja e njërit prej tyre

Makina përplaset me një motoçikletë, shkaktohen disa të plagosur

Tiranë-Durrës përgjaket sërish, dy të vdekur e gjashtë të plagosur

Reportazh/ Aksidenti fatal që shndërroi superstradën në lumë gjaku

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›