Vidhet banesa e agjentit të policisë kriminale, i marrin dhe pistoletën

Durrës, 28 korrik, NOA- Në Shkozet të Durrësit është konstatuar vjedhja e banesës së Shkëlqim Gjecit, me detyrë agjent i policisë kriminale pranë Drejtorisë së Policisë së Durrësit.
Lidhur me këtë ngjarje, burimet policore bëjnë me dijeni se kanë kryer të gjitha veprimet e para hetimore.
Nisur nga deklarimi i pronareve të banesës janë konstatuar të vjedhura 1 pistoletë e tipit TT me nr. 28009349, (e regjistruar në polici, pasi është arma personale e punonjësit të policisë) dhe 100 mijë lek e disa bizhuteri.
Ngjarja ka ndodhur në momentet që në banese nuk ka patur njeri, pasi të gjithë ndodheshin me pushime.
Po vazhdon puna për identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, ndërsa materialet proceduriale do ti kalojnë prokurorisë për veprën penale të Vjedhjes, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
n.e/NOA