Aksident pranë Rinasit, dy të plagosur

Aksident pranë aeroportit të Rinasit me pasojë plagosjen e dy personave . Një trajler me tergë BZ 19 17 A ku udhëtonin personat e plagosur është përplasur me një autobot me targa DR 8392 B. Si pasojë e aksidentit është rënduar trafiku në aksin Fushë-Krujë-Vorë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për hetime.