E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli Ndroqi prezantohet sot si President Nderi i WBF

Ylli Ndroqi Presidenti i Federatës së Boksit Profesionist Shqiptar do të zgjidhet sot në mesditë dhe President Nderi i WBF. WBF është një ndër federatat më të njohura në boksin botëror, në këtë federatë bokson edhe shqiptari Kreshnik Qato. Zoti Ylli Ndroqi është njëkohësisht edhe promotor i boksierit shqiptar Kreshnik Qato. Kohë më parë zoti Ndroqi refuzoi të merrtë detyrën e presidentit ekzekutiv të WBF për shkak të impenjimeve të mëdha në fushën e biznesit dhe botën e medias. Për kontributin e tij të madh në sportin e boksit drejtuesit më të lartë të WBF kanë mbërritur në Tiranë ku në krye te delegacionit është presidenti ekzekutiv i WBf Haward Goldberg nga Afrika e Jugut, bashkë me të janë edhe Sekretari i Përgjithshëm i WBF si dhe disa antarë të tjerë të këaj federate të cilët zyrtarisht do t'i japin Z.Ylli Ndroqi edhe postin e Presidentit të nderit të WBF .
Prezantimi i Ylli Ndroqit si president nderi i WBF do të bëhet sot në orën 11.00 me anë të një konference për shtyp në hotel Tirana, ku do të marrin pjesë personalitete të boksit shqiptar përfaqësues të sportit dhe medias.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›