E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident rrugor në Ferizaj, humb jetën një 23 vjeçar, plagosen 5 të tjerë

Ferizaj, 3 tetor NOA-Një aksident rrugor ka ndodhur sot pranë Kaçanikut në komunën Ferizaj me pasojë vdekjen e një të riu 23 vjeçar dhe plagosjen e pesë personave të tjerë.

Viktima është Bardh Shehu, ndërsa të plagosurit,  M.Rraka, 22 vjeç, H.Shehu 26 vjeç, Sh.Nallbani 23 vjeç, J. Raka 22 vjeç të gjithë nga Kaçaniku, si dhe Sh. Zeneli, 31 vjeçar, nga fshati Bob i komunës së Kaçanikut.

Ngjarja ndodhi mesnatën e së shtunës rreth orës 01 e 15 minuta, përkatësisht në fshatin Nikaj.
Policia rajonale e Ferizaj ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se aksidenti ka ardhur si pasojë e daljes në anën tjetër të rrugës së automjetit tip Tojota e cila më pas është përplasur me një mjet tip Golf me targa të Kosovës që po lëvizte në drejtimin Kaçanik-Ferizaj.

Të plagosurit janë dërguar në Qendrën Kombëtare të Urgjencës në Prishtinë, e sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë për shkak të plagëve të marra, por jashtë rrezikut për jetën.
Sipas raportit të policisë rajonale në Ferizaj, kjo është viktima e gjashtë për këtë vit që humb jetën në aksident rrugor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›