E Diel, 1 Nëntor 2026

Dënimi i 3 ish luftëtarëve të UÇK-së, reagon EULEX: Ishte vendim i rregullt

Prishtinë, 3 tetor NOA-Pas dënimit të tre ish luftëtarëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte ka reaguar EULEX.

Vendimi i Gjykatës së Prishtinës është bërë në përputhje me parimet e pavarësisë së gjyqësorit dhe trajtimit të barabartë përpara ligjit të çdo individi, ka deklaruar EULEX-i.
Ky i fundit ka shprehur mbështetjen për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit dhe paanshmërinë e drejtësisë.
Një panel i përzier gjyqtarësh ka shpallur fajtor dhe ka dënuar dje Rrustem Mustafën, Latif Gashin dhe Nazif Mehmetin të njohur si Grupi i Llapit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›