E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident rrugor ne Kukes vdes 35-vjecari

Një aksident me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Kukës.

Një automjet me targa gjermane qe drejtohet nga shtetasi Indrit Hoxha 22 vjec ka dale nga rruga ne aksin Kukes- Shemri ne fshatin Kalimash, prane fabrikes se kromit.

Mjeti ka rene disa qindra metra poshte shtratit te rruges, per pasoje ka humbur jeten menjehere shtetasi Kujtim Neçi, 35 vjec baba i kater femijeve, banor i komunes Surroj. Eshte plagosur rende drejtuesi i mjetit si dhe nje efektiv policie. Te plagosurit moren mjekime ne spital por gjendja e tyre eshte e renduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›