E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ numëron sot njësinë e fundit, Basha +76

TIRANE-  Pas hapjes së kutive të njësisë nr.8, 9 dhe 10 në kryeqytet, kandidati i Aleancës për qytetarin, Lulzim Basha vazhdon të ruajë një distancë prej 76 votash, kundrejt kandidatit të Aleancës për të ardhmen, Edi Rama.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përfunduar me hapjen e kutive të njësisë nr.8, 9 dhe 10 nje dite me pare, ku janë numërar votat e hedhura në kutitë e gabuara, në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor për rishqyrtim të të gjitha kutive dhe numërim të votave te gabuara të cilat nuk u përfshinë në tabelat e rezultatit paraprak.

KQZ do të vazhdojë procedurën e hapjes së kutive per njesine nr.11 gjate dites se sotme. Numerimi i saj shenon edhe mbylljen e procesit, dhe shpalljen e rezultatit perfundimtar nga KQZ, per bashkine me te madhe ne vend.

KQZ debate për kutitë e dëmtuara

Komisioni Qendror Zgjedhor vendos hapjen e kutive te demtuara per te pare integritetin e tyre. Vendimi per hapjen e kater kutive te demtuara u parapri nga debate te shumta mes anetareve te PD-se dhe PS-se ne komision. Anetaret e opozites kane hedhur dyshime te forta per integritetin e  tyre, deshmi e te cileve sipas saj nis qe nga mosperputhja e kodeve e deri tek mosrakordimi i fleteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›