E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident rrugor në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë mesnatës në dalje të Lezhës, në superstradën Lezhë-Milot.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në anë të rrugës.
Si pasoje e ketij aksidenti, dy persona që ndodheshin në automjete kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Lezhës per ndihme mjekesore ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar, ndërsa shpejtësia e lartë mund të ketë ndikuar në përplasjen e mjeteve. Policia Rrugore shkoi në vendngjarje pak minuta pas aksidentit dhe nisi hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë dhe përcaktuar përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›