E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Roskovec, 1 person niset drejt spitalit të Traumes

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në Roskovec. Si pasojë, pronarja e shtëpisë, Naile Sopiku ka mbetur e lënduar. Sipas të dhënave, gruaja ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Ajo është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa pritet të transportohet drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Nga shpërthimi nuk ka pasur dëme materiale në banesë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të shpërthimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›