E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident rrugor, tre të plagosur

Tre persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor ne aksin automobilistik Fushë Krujë- Milot.

Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa personat të cilët janë plagosur ende nuk janë të indetifikuar.

Makina me te cilen udhetonin këta shtetas, u përplas me një trajler në rrugë.

Dyshohet se në mes të plagosurve është edhe Sami Koçeku, zv.Drejtor në Spitalin Ushtarak të Tiranës, i cili ka marrë plagë të lehta.

Me te marrë sinjalizim, grupi hetimor ka mbërritur menjeherë ne vendngjarje, për të nisur hetimet dhe zbardhjen e shkaqeve te ketij aksidenti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›