Ja suferina e pyetjeve shkaterruese qe kane vershuar mbi Todi Lubonjen ne plenumin e 73-shit

Historia e vertete e 26 qershorit te 73-shit kur dhjetera njerez te plenumit te famshem u versulen mbi ideatorin e Festivalit XI ne RTSH per ta viktimizuar perfundimisht. Cili ishte reagimi i Lubonjes para pyetjeve qe fillonin qe me pamjen e jashtme te te birit
Hyrja
Plot 38 vjet me pare pikerisht me 26 qershor te vitit 1973 ne nje nga sallat hijerenda te Pallatit te Brigadave kishte filluar te luhej nje nga tragjedite me te shemtuara te sistemit komunist. Pikerisht ne oren 0900 te mengjesit te asaj dite nen drejtimin e vete Enver Hoxhes kishte filluar punimet Plenumi IV i Komitetit Qendror te Partise se Punes se Shqiperise. Tema e punimeve te atij plenumi e cituar nga vete Hoxha Te thellojme luften ideologjike kunder shfaqjeve te huaja kishte vene ne qender te kritikes dy nga njerezit me te fuqishem te artit dhe kultures ne Shqiperi pikerisht Todi Lubonjen dhe Fadil Pacramin.
Askush nuk mund ta mendonte ne fillim te punimeve te atij plenumi se synimi i Enver Hoxhes i cili qe prej festivalit te 11-te te kenges ne Radiotelevizion kishte qene teper agresiv me njerezit e propagandes se Partise qe drejtonte ishte eliminimi i njerezve te shumenjohur Fadil Pacrami dhe Todi Lubonja. Ai plenum i cili eshte bere sa i famshem aq dhe misterioz ishte plenumi i pare qe u versul mbi njerezit e larte te shtetit dhe te Partise me te gjithe forcen e agresivitetit. Ishte ai i cili per here te pare asgjesoi shtyllat me te cilat personifikohej arti dhe kultura duke treguar njekohesisht se pushteti i Enver Hoxhes kishte marre nje tjeter drejtim ate te goditjes se njerezve te vet.
Ai plenum i cili do te hapte siparin e shume te tjereve derisa te asgjesonte perfundimisht udheheqjen me te larte te shtetit arriti te kryqezoje dhe te beje simbol te armiqve ne art dhe kulture Todi Lubonjen dhe Fadil Pacramin.
Pas atij plenumi do te vinin me radhe ata qe do te godisnin njerezit e fuqishem te ushtrise e me vone njerezit qe drejtonin ekonomine duke e vazhduar gjuetine ne menyre te tille qe te eliminoheshin jo vetem ish-ministrat e Brendshem Kadri Hazbiu e Fecorr Shehu por edhe vete Kryeministri i hekurt Mehmet Shehu.
Megjithese askush nuk mund ta merrte me mend se ku do te perfundonte lufta e Plenumit IV qe hyri ne historine komuniste te Shqiperise si plenumi qe mprehu shpaten e Enver Hoxhes ndaj armiqve te brendshem te Partise te gjithe filluan te kuptonin se ai vete po shpaloste para bashkepunetoreve me te afert nje platforme te re te drejtimit dhe te veprimit. Per here te pare nga te gjithe njerezit e asaj salle qe njiheshin si drejtues te shtetit u mesua se pas asaj dite askush prej tyre nuk ishte i garantuar nga akuzat dhe prangat. Per tre dite me radhe qe prej ores 0900 e deri ne oret e vona ne datat 26-28 qershor te 1973-shit ajo salle mondane e kohes oshtiu nga percarja dhe akuzat per njerezit qe Enver Hoxha kishte synim ti eliminonte. Me shume se kurre aty degjoheshin thirrje dhe te bertitura nen ison tradicionale te servilosjes ndaj Enver Hoxhes.
Por cilat ishin akuzat qe u ngriten ne ate plenum vdekjeprures ndaj Todi Lubonjes dhe Fadil Pacramit qe per me se 38 vjet kane mbetur enigme per te gjithe popullin. Kush ishin diskutantet qe hodhen me shume balte ndaj kolegeve te tyre te artit dhe kultures Kush ka qene ne te vertete roli i Ramiz Alise ne perpilimin e akuzave qe hidheshin ne ate salle Cfare kane thene ne diskutimet e tyre Hysni Kapo Ramiz Alia Manush Myftiu Hekuran Isai Mehmet e Fiqret Shehu Mihallaq Zicishti Rrapo Dervishi Nexhmie Hoxha Vito Kapo etj. Situata e Todi Lubonjes si ish-drejtues i Zerit te popullit dhe i Radiotelevizionit Shqiptar i cili degjonte prej kolegeve dhe shokeve te tij te afert akuza te tilla si liberal njeri qe kishte zbutur me qellim autoritetin e Partise me punen e tij gjithmone ishte udhehequr nga fryma liberale aq sa ne vitin 1964 per faqosjen e Zerit te popullit kishte huazuar gazeta te huaja. Ai u akuzua me alibi te tilla se kishte lejuar qe ne televizion te beheshin emisione ku dilnin njerez me favorite apo me pantallona te modes etj. etj. Madje ai u akuzua se kishte vonuar me qellim propagandimin e nje fjalimi te Enver Hoxhes. Por cfare tha vete Todi Lubonja ne pergjigjet e tij
Deri tashme eshte botuar zbardhja e procesverbalit te punimeve te dites se pare te plenumit ne te cilen ne dy seanca folen Enver Hoxha Jashar Menzelxhiu Manush Myftiu Hekuran Isai Rrapi Gjermeni dhe Hysni Kapo si dhe per diten e dyte ku seanca e trete filloi pikerisht me fjalen e Ramiz Alise qe me lloj-lloj menyrash eshte munduar te nxjerre gabimet e tij dhe te beje nje mbrojtje spektakolare duke akuzuar sa majtas djathtas. Ne mbeshtetje te raportit te Enver Hoxhes ai u versul mbi koleget e tij Lubonja dhe Pacrami.
Nderkohe nga seanca e trete e dites se dyte te punimeve ne numrin e kaluar eshte botuar edhe diskutimi i plote i vete te akuzuarit kryesor Todi Lubonjes.
Nga sa zbardhem ne numrin e kaluar te standard nga diskutimi i Lubonjes mesuam se qe ne fillim te fjales se tij ai pranon ne fryme autokritike akuzat e bera ndaj tij
Ne vazhdim ai vlereson ndeshkimin qe i eshte dhene deri ne ate dite.
Me tej fjala e Lubonjes nepermjet notave diplomatike le te kuptoje se gjithcka qe ka te beje me te eshte rezultat vetem i rastesise nderkohe mundohet te beje analiza konkrete mbi akuzat qe i jane bere nga Enver Hoxha. Me imtesi Lubonja prek edhe temen e Festivalit te 11-te.
Po cfare ka ndodhur me tej me pyetjet e ngritura pas fjales se Lubonjes le te ndjekim ne zbardhjen e metejshme te procesverbalit te punimeve te asaj dite i cili botohet pa as me te voglin ndryshim apo qofte dhe rregullim.
Seanca e trete
Paradite ora 800 e dates 27.6.1973
Pas fjales se Ramiz Alise e mori fjalen Todi Lubonja
Pas fjales se Lubonjes e mori Enver Hoxha
Vijon nga numrat e kaluar
..............................................
Shoku Enver Hoxha Keni ndonje pyetje per ti bere shokut Todi
Shoku Piro Dodbiba Ai tha vete se ka qene i predispozuar per te rene nen presionin e novatoreve. Ne rast se ky eshte viktime e presioneve te ketyre snobeve dhe liberaleve cfare fuqie kane pasur keta njerez qe ky iu nenshtrua presionit te tyre dhe nuk iu nenshtrua vijes se partise dhe mesimeve te saj Cilet jane keta njerez qe e detyruan te shkoje ne kete rruge dhe qe jane me te forte se partia
Shoku Sadik Bocaj Pse nuk ka nxjerre mesime nga kritikat qe i jane bere drejtpersedrejti nga shoku Enver dhe shoke te tjere dhe cilat jane shkaqet ideologjike te ketyre fajeve dhe devijimeve ne vijen e partise
Pse e kane konsideruar radion vetem si mjet informativ e kultural ne kundershtim me orientimet e KQ qe percaktojne se radio eshte ne radhe te pare nje mjet i fuqishem politiko-edukativ
Pse ka mohuar dhe spostuar rolin e organizates baze dhe te drejtorise se pergjithshme duke orientuar ne menyre individuale duke futur ne te njerez si Mihallaq Luarasi etj Pse ka shkaktuar percarje e grindje tek komunistet dhe ne kolektiv ne Radio-Televizion
Pse nuk ka zbatuar urdherin e kryeministrit shokut Mehmet dhe te sekretarit te KQ te Partise shokut Ramiz per te mos lejuar qe te dalin ne ekranin e televizionit njerez me veshje sipas modes se huaj qafleshe me favorite me minifunde etj. dhe pse nuk ia tha kete urdher te kryeministrit dhe te sekretarit te KQ as drejtorit te televizionit as sekretarit te organizates baze pa lere organizates dhe kolektivit Kjo porosi ishte dhene nga shoku Mehmet qysh ne maj te vitit 1972 nje apo dy muaj pasi kishte ardhur Todi.
Pse ka shkelur normat e partise ne drejtim te politikes se kuadrit duke thene te hedh leckat ne ere ose duke falsifikuar karakteristiken si ishte rasti i Klimi Mises veprime keto ne kundershtim me figuren e komunistit shkelje flagrante te statutit te partise.
Pse nuk ka degjuar zerin e popullit nepermjet letrave qe vinin per ceshtjet e muzikes popullore po ka lejuar te dominoje muzika e huaj dhe muzika e lehte Per shembull letra e tri vajzave te Beratit ishte shume e forte ato thoshin se ketu ne radio do te kete ardhur ndonje reformator qe ben keto programe.
Shoku Xhafer Spahiu Juve Todi ne organizimin e Festivalit te 11-te te kenges ne Radio- Televizion rate nen ndikimin e te tjereve apo ishit vete frymezuesi organizatori inspiratori udhezuesi i organizimit te festivalit
Keni programuar me te madhe se Festivali i 11-te i kenges ne Radio-Televizion eshte festival i jashtezakonshem eshte i pari festival i vertete i muzikes ne Shqiperi. Si e argumentoni kete ceshtje Na e thoni nje cike me konkretisht.
Shoku Halim Ramohito Si i kane koordinuar qofte pikepamjet e tyre qofte veprimtarine antiparti te djathte Todi me Fadilin.
Shoku Foto Cami Cfare kupton Todi me kete qendrim qe ne mbledhjen e organizates se partise nuk beri autokritike kurse tani ketu ai i pranoi te gjitha
Shoku Aranit Cela Keto qendrime te huaja si i konsideroni ju Fadil e Todi si gabime e faje te renda apo si veprime antishoqerore dhe antiparti
Shoku Iljaz Reka Todi thote se ka nxjerre mesime nga kritikat qe i jane bere nder te tjera per venien ne skene te pjeses Njollat e murrme. A mund te na thote cishte ky kujdes i vecante per te rehabilituar Minush Jeron me nje pjese te re po ne Korce dhe pa ndermjetesine e organeve qe merreshin me kete pune
Shoqja Jorgjia Pecini Todi tha se shoku Enver i ka bere disa kritika por ai jo vetem qe nuk ka reflektuar ndaj atyre por ka vazhduar edhe me tutje. Perse ai nuk i ka zbatuar
Shoku Behar Shtylla Todi ne diskutimin e tij tha disa gjera te shkeputura per faqosjen e gazetes Zeri i Popullit per dramat e Minush Jeros per festivalin e 11-te te kenges ne Radio-Televizion midis tyre nuk shikonte ndonje lidhje logjike
Per festivalin ka patur platforme nga aparati i KQ atehere pse nuk zbatoi ate platforme po zbatoi ate snoben
Todi Lubonja ka qene per politiken e brezave Po per Minush Jeron i cili u kritikua pse Todi kerkoi me insistim ta rehabilitoje duke vene ne skene pjesen e tij Te pamposhturit dhe pikerisht ne Korce
Po keshtu edhe per ceshtjen e modes dhe te shijeve duke filluar qe nga Korca dhe ketu sikur te na i shpjegoje nje cike me mire pikepamjet e tij
Shoku Jashar Menzelxhiu Todi thote se rinia e pelqente kete modernizim po sa ka influencuar ky ne kete drejtim Une kam pasur nje rast te shoh djalin e tij kur isha ne plazh. Te them te drejten u revoltova me pamjen e tij te jashtme kurse Todi mu pergjigj se ai do te martohet dhe nusja keshtu e do. Kjo ishte gjendja e vertete apo keshtu ishte vija
Shoqja Katina Starja Kur ka qene Todi kryeredaktor i gazetes Zeri i popullit ne organizaten baze te partise dhe ne byrone e Komitetit te Partise te Tiranes eshte kritikuar per mendjemadhesi per tendence hakmarrjeje per mbytes kritike dhe per ironik i tmerrshem. Si i konsideron Todi keto verejtje qe i ka bere organizata baze dhe byroja e Tiranes I pranon ato se atehere nuk i pranoi dhe cfare mesimesh nxjerr prej ketyre
Shoku Tahir Minxhozi Pranon qe eshte devijator i vjeter apo i ri.
Thote qe gjate 31 vjeteve nuk ka patur kurre pretendime po si e ka pritur ky shkuarjen ne baze dhe si ka punuar atje
Shoku Peti Shamblli Cfare pergjegjesie nxirrni juve Todi me te gjitha demet e medha qe i keni sjelle punes se partise gabimet ne devijime nga e djathta ne punen me rinine per kohen qe ishe ti dhe ne periudhen e mevonshme si mbajtes i kontakteve me Agim Meron
Todi Lubonja Me te drejte shoket bene nje radhe pyetjesh dhe une jam i detyruar te jap llogari per fajet per gabimet e mia dhe demet qe i kam sjelle partise. Une do te mundohem tu pergjigjem pyetjeve qe mu bene megjithese si baze konsideroj diskutimin tim te shkurter qe mendoj se eshte i sinqerte te pakten deri ne kete faze njohjeje qe kemi arritur.
Lidhur me shkaqet dhe pse-ne qe me shpune mua ne rrugen e gabimeve per te cilat pyesin shoket Piro dhe shoke te tjere une nuk kam se cfare te them vec shpjegimeve qe jep partia. Shkaqet jane dy presioni i jashtem dhe presioni i brendshem. Nuk shoh ndonje gje tjeter. Ndikimi i ketyre faktoreve nenvleresimi i rrezikshmerise te rrethimit dhe te bllokades imperialisto-revizioniste dhe njekohesisht presioni i brendshem i ketyre krijuesve me te cilet une kam pasur te bej dhe qe jam solidarizuar me ta. Keto ishin shkaqet.
Shoku Enver Hoxha Me poshte Todi do te vije tek ajo ne se ka ndikuar ky tek te tjeret apo ata kane ndikuar mbi te.
Shoqja Fiqrete Shehu Ai presion i brendshem eshte tek te gjithe. Eumlshte pikerisht ajo qe thote shoku Enver ne fjalen e tij te 15 marsit.
Shoku Mustafa Pajenga Pse ke shtremberuar vijen e partise ke futur vijen e armikut ne Radio-Televizion Nuk e kishe ti te qarte vijen e partise ne fushen e kultures Per kete ka plenum te KQ eshte percaktuar ne kongrese atehere ti pse e fute vijen tjeter
Todi Lubonja Lidhur me pyetjen e pare une mendoj se devijacione ne Radio-Televizion u duken ne muziken e lehte dhe ne menyre te vecante keto nxoren koke ne Festivalin e 11-te te kenges ne Radio-Televizion. Te them te drejten platforma qe u hartua nga ne per festivalin ishte e drejte dhe ate platforme e kam hartuar une personalisht por ajo nuk u zbatua dhe per kete mbaj une pergjegjesine kryesore. Pse nuk u zbatua Sigurisht se ajo lloj muzike qe u vu atje me pelqeu edhe mua ne pergjithesi. Po cfare shije jane keto Per kete nuk kam cfare te them tjeter ato jane shije borgjeze te muzikes se huaj.
Shoku Mehmet Shehu Po pse nuk vajte ne KQ dhe te thoshe qe une nuk e pelqej kete dhe une dua kete po e le ate platforme KQ e dinte se do ta zbatoje kurse ti vure ate tenden. Pse e bere kete
Todi Lubonja Une e konsiderova te pranueshme ate lloj muzike shoku Mehmet.
Shoku Mehmet Shehu Domethene ti i dhe te drejten vetes te dalesh mbi KQ mbi sekretarin e KQ etj.
Todi Lubonja As qe e ve ne diskutim qe kjo eshte nje shkelje e rende per kete kam pergjegjesi te plote perpara partise.
Shoku Mehmet Shehu Mire ashtu po.
Shoku Haki Toska Mban pergjegjesi po pse e bere kete
Todi Lubonja E bera pse me pelqeu.
Shoku Hysni KapoPo keshtu eshte ceshtja. Platforma u aprovua per te u dha pelqimi
Todi Lubonja Te them te drejten platformen e kam shkruar une nuk e ka pare njeri nuk e di qe ta kete pare njeri ne KQ.
Shoku Hysni Kapo Ti e ke biseduar me shoket.
Todi Lubonja Po kam biseduar ne vija te pergjithshme.
Shoku Hysni Kapo Ne vija te pergjithshme eshte dhene aprovimi pse nuk iu permbajte atyre
Todi Lubonja Sepse e konsideroja qe platforma ne nje pjese te mire realizohej me ate lloj muzike. Tju them sinqerisht se ne nje pjese te mire te asaj muzike te atyre kengeve qe u dhane atje mendimi im personal subjektiv ishte qe ne keto dominonte melodia dhe jo ritmi ne ndryshim madje edhe me festivalet e tjera. Ky ishte mendimi im subjektiv. Kemi biseduar dhe me te drejte ka bere verejtje shoku Ramiz qe ne muziken e lehte edhe ne kete festival kombetarja nuk eshte realizuar po kete verejtje ne e kemi konsideruar si nje te mete te pergjithshme te muzikes se lehte. A eshte gabim ky Sigurisht qe po gabim eshte. Une thashe qe nuk u jam kundervene me force ketyre prirjeve liberale sepse ka pasur edhe raste qe kemi luftuar. Une mendoj se nuk e kam bere kete per arsye te predispozicionit tim te mungeses se vigjilences per arsye te analizes jo ne prizmin klasor te problemeve te estetikes marksiste te influencave te muzikes se huaj te degjimit e shikimit te televizionit te huaj. Te gjitha keto kane ushtruar ndikimin e vet edhe mbi mua.
Vijon