Aksident te Plepat në Durrës, plagoset rëndë 38-vjeçari
Durrës, 30 dhjetor 13:23 NOA – Një aksident ka ndodhur në orët e mëngjesit në zonën e Plepave në plazhin e Durrësit duke sjellë plagosjen rëndë të një 38-vjeçari.
Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA bëri të ditur se rreth orës 08.00 të mëngjesit, 40-vjeçari Arben Zaka, lindur dhe banues në qytetin bregdetar, ka qenë duke përshkuar rrugën Plepa-Kavajë, me automjetin e tij të markës “Fiat” me targë DR 8606 D, kur është përfshirë në aksident.
“I dyshuari ka aksidentuar 38-vjeçarin Subi Jashari, lindur në Dibër dhe banues në Shënavlash të rrethit Durrës, i cili u dërgua në spitalin rajonal të qytetit ku ndodhet në gjendje të rëndë shendetësore”, - bëri të ditur policia.
Ajo tha se i dyshuari u arrestua dhe tani akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
a.a/NOA