E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshohet ndikimi i alkoolit, një adoleshent ther veten me thikë

Foto arkiv

Krujë, 31 dhjetor 14:42 NOA – Një adoleshent në qytetin e Fushë Krujës, është plagosur në rrethana ende të dyshimta, duke u vetëtherur me thikë në bark, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Ngjarja ka ndodhur në orën 15.00 të ditës së fundit të vitit në qytetin e Fushë Krujës, në lagjen “Kastrioti”.

Burime zyrtare policore bënë të ditur për NOA-n se 20-vjeçari Spartak Misha, një i ri i papunë por edhe pa arsim është vetëplagosur me një thikë në anën e majtë të barkut, ndërsa ndodhej brenda në banesën e tij, pak pasi për orë të tëra kishte konsumuar pije alkoolike.

Pikërisht nën ndikimin e alkolit, i riu dytshiohet të ketë kryer vetëplagosjen. Në gjendje të rënduar shëndetësore, 20-vjeçari u dërgua në Spitalin Ushtarak në Tiranë ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndonëse hetime po kryhen, policia tha se “nuk dihen ende motivet që e kanë çuar djalin 20-vjeçar në një veprim të tillë.

Policia deklaroi se dosjen hetimore, ia kaloi për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Krujë.

a.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›