E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik, humbin jetën 3 fëmijë në Krujë

Nga Express më 26 dhjetor 2010 në ora 11:51

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 3 fëmijëve nga njëjta familje. Aksidenti tragjik ndodhi mbrëmë pak pas mesnate, në afërsi të fshatit Borizanë në Krujë. Dy automjete u përplasen me njëra tjetrën duke i marrë jetën tre fëmijëve 6, 9 dhe 12 vjeç. Në çastin e përplasjes tre fëmijët udhëtonin në makinë më të atin e tyre, Anton Kola, 40 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Makina e tyre është përplasur më një makinë e cila po dilte nga një rrugë dytësore në Borizanë. Sipas të dhënave të para mësohet se shkak për aksidentin ka qenë një manovër e gabuar e makinës në të cilën udhëtonin tre fëmijët me babain e tyre. /shekulli/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›