Prizren sot ceremonia inaguruese per peshkopin e Kishes Ortodokse
Në Prizren mbahet ceremonia inauguruese për Peshkopin e Kishës Ortodokse Serbe për Rashkë e Prizren, Teodosije. Në këtë ceremoni kanë paralajmëruar pjesëmarrjen edhe ministrat në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daçiq dhe Goran Bogdanoviq ndërsa për mbarëvajtjen e saj do të kujdezen forcat e KFOR-it. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar se u kanë dhënë leje qëndrimi ministrave serbë, me kushtin që ata t’i përmbahen axhendës dhe të qëndrojnë në Prizren për ceremoninë fetare e të mos e shfrytëzojnë atë për deklarata e thirrje politike.