E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident tragjik me katër të vdekur, identifikohen 3 viktima shtetas të Kosovës

TIRANE (UPDATE) - Një aksident tragjik iu ka marrë jetën katër shtetasve nga Kosova, sot pasdite në rrugën e Rinasit. Janë identifikuar tre nga viktimat, Beqir Hasani 65 vjeç, drejtues i mjetit, dhe Ramush Rushiti 56 vjeç e Hato Rushiti 58 vjeçe. Ndërkohë viktima e katër që dyshohet të jetë po nga Kosova është ende i paidentifikuar.


Aksidenti ndodhi rreth orës 16:30, në Fushë-Prezë, pergjate rruges Tirane-Rinas, kur dy automjete u përplasën ballë për ballë. Mjeti me targa të Kosovës u përplas me një mjet tjetër me targa të Laçit, ku po udhëtonin dy të rinj nga Mamurrasi që janë lënduar, por jashtë rrezikut për jetën. Sipas versionit të parë të policise, shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë janë bërë shkak i aksidentit, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Po kështu në spitalin Ushtarak janë identifikuar edhe dy të plagosurit, Jani Dode dhe Gerti Popa, përkatësisht, 21 dhe 22 vjeç nga qyteti i Mamurarsit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›