E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Elbasan/ Po shkonte në shkollë, përplaset për vdekje 7-vjeçari

Një aksident tragjik ndodhi mengjesin e sotem në aksin Elbasan-Librazhd. Një  fëmijë 7 vjeç humbi jeten pasi u përplas për vdekje nga një automjet ne aksin nacional, prane hyrjes ne qytetin e Elbasanit. Makina drejtohej nga regjisori dhe producenti Petri Bozo.

Sipas dinamikes se ngjarjes nena e vogelushit bashke me te kishin cuar vajzen ne shkolle, ndertesa e se ciles gjendet buzes rruges dhe po dilnin prej aty.

7 vjecari I eshte shkeputur nenes nga duart dhe ne rruge eshte goditur  nga makina e drejtuar nga Bozo.

Policia  ka shoqëruar në komisariat regjisorin, ndërsa një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ne rrugen ku ndodhi ngjarja ka nje trafik te madh automjetesh, meqenese eshte pjese e aksit nacional./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›