Aksident tragjik ne Fushe-Preze, 4 te vdekur

Nje aksident tragjik ka ndodhur sot ne rrugen e vjeter qe lidh kryeqytetin me Rinasin, me pasoje vdekjen e kater personave dhe plagosjen e dy te tjereve.(UPDATE)
Fillimisht u fol vetem per nje te vdekur, nderkohe informacionet e fundit bejne te ditur se edhe tre te lenduar qe u nisen me urgjence ne spital mberriten atje te vdekur.
Nderkohe dy persona te tjere Dalmian Doda dhe Gert Popa jane lenduar dhe po marrin ndihmen mjekesore ne Spitalin Ushtarak.
Viktimat, dy burra dhe dy gra jane ende te paidentifikuar dhe dyshohet se ata jane nga Kosova.
Nga keqyrja e vendit te ngjarjes rezulton se nje makine me targa kosove dhe nje tjeter me targa te Lacit jane perplasur me njera-tjetren ne Fushe-Preze.
Policia po heton per te zbardhur rrethanat ne te cilat ka ndodhur aksidenti tragjik, por paraprakisht thuhet se shkak per perplasjen eshte bere shpejtesia e madhe dhe kushtet e renda atmosferike.