Aksident i rëndë në Fushë-Prezë, 4 të vdekur, 2 të plagosur
TIRANË - Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e aeroportit të Rinasit. Nga të dhënat paraprake, 4 vetë kanë vdekur dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Aksidenti ndodhi në orën 16:30 në Fushë-Prezë, ku dy automjete një benz dhe një volsvagen u përplasen, për shkak të shpejtësisë dhe lagështise se rrugës. Nuk dihet ende identiteti i viktimave, pasi nuk jane gjetur mjetet e identitetit.
Ndërkohë janë identifikuar 2 të plagosurit e shtruar ne Spitalin Ushtarak. Ata jane Dalmian Dode dhe Geri Popa, perkatesisht, 21 dhe 22 vjeç.
Policia nga vendngjarja thote se një makinë me targa Kosove dhe nje tjetër me targa të Laçit janë perplasur me njera-tjetren në Fushe-Preze, ne aksin e vjeter të rrugës së Rinasit.