E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë shqiptari (Emri)

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një emigranti shqiptar në Itali.

60-vjeçari është identifikuar si Agron Gjata.

Ai tentoi të parakalonte me Nissan Juke-n e tij por preku një furgon dhe u përmbys disa herë. Më pas mjeti i 60 vjeçarit u përplas me një tjetër makinë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e stacionit të Corropolit dhe zjarrfikësit e repartit të Neretos për të nxjerrë trupin nga mjeti.

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, 60 vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›