E Enjte, 5 Nëntor 2026

Droga ‘futet’ në burgun e Drenovës/ Policia kap të burgosurin me gojën plotë me lëndë narkotike (Emri)

Një sasi drogë është kapur në burgun e Drenovës. Gjatë kontrolleve, një të dënuari i janë gjetur 6 doza të dyshuara cannabis.

Sipas informacioneve të siguruara, dozat i janë gjetur të dënuarit Kristaq Izet brenda qelisë ku vuan dënimin për veprën penale “vjedhje”.

Policia e burgut ka arritur tja gjejë këtë sasi në gojë, gjatë përpjekjes së të dënuarit për ta fshehur.

Kanë filluar hetimet nga SHKB e burgjeve për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe se si kjo sasi u gjet brenda këtij institucioni.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›