E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Kosovë, treni përplaset me makinën, ka të vdekur

Një person ka vdekur dhe dy janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Jagodë të Klinës, ku treni ka goditur një makinë.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai për media.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›