Njohja nga Sudani, Kurti: Një miqësi më shumë

PRISHTINE, 13 prill/ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti njohjen nga Sudani të shtetit të Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Kurti shkroi se “shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë”.
“E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia, vuri në dukje ai.
“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej. Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme”, u shpreh Kurti. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani njoftoi dje se Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet kanë rënë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.