Aksident tragjik në Laç, vdesin 5 të rinj dhe shoferi i ambulancës
FUSHË-KRUJË - Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë 6 persona kanë vdekur sonte në superstradën Laç-Fushë Krujë. Pesë nga viktimat udhëtonin në një automjet tip Benz dhe janë të moshës 15-30 vjeç. Viktima tjetër, është shoferi i ambulancës që u përfshi në këtë aksident dhe që mbeti i vdekur në vend, po ashtu. Mësohet se është një person i shtatë, i aksidentuar rëndë, por ende nuk dihet identiteti i tij.
Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 20:30, kur një ambulancë me targa të Laçit u përplas me një automjet me targa të Tiranës dhe mendohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe, ndonëse policia ende s'e ka nxjerre versionin zyrtar.
Aksidenti që iu mori jetën të gjithë personave që gjendeshin në këto dy automjete ka ndodhur ne aksin rrugor Laç-Fushë Kruje, pranë fshatit Derven. Ambulanca me targa LA 69 04 A ku udhetonte vetem shoferi u perplas me Benzin me targa TR 15 79 A ku udhetonin 5 persona, të gjithë nga fshati Bushnesh i rrethit Laç. Ndërsa shoferi i ambulancës ishte nga qyteti i Laçit. I plagosuri rëndë, ende i paidentifikuar është transportuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak dhe mendohet të ketë qenë kalimtar në rrugë.
Emrat e viktimave:
Eri Murati, 17 vjeç
Irli Murati, 15 vjeç
Artan Alushi, 33 vjeç
Indrit Kaçi, 18 vjeç
Florian Muzhaqi, 26 vjeç
Vlash Suli, shoferi i ambulancës