E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali me financimet e rrugëve

Ministria e Transporteve ka harxhuar rreth 93 për qind të buxhetit faktit të saj në gjashtëmujorin e parë të këtij viti para zgjedhjeve të 28 Qershorit, për zërin ndërtim i rrugëve nacionale, duke ndërtuar vetëm 50 për qind të tyre, dhe duke rritur rreth 40 për qind kostot e planifikuara për ndërtim.


Ky fakt skandaloz që çon drejt falimentimit buxhetin e këtij diaksteri dhe të krejt qeverisë shqiptare, zbulohet nga statistikat e kësaj ministrie.


Në raportin e Monitorimit paraqitur nga Ministria e Punëve Publike, Ministria e Financave vëren se për vitin 2009 fondet buxhetore për 6/mujorin e parë të vitit 2009, kanë harxhuar 73,2 të planit vjetor, duke tejkaluar në disa zëra kostot e planifikuara dhe duke çuar praktikisht në kolaps fuqinë paguese të këtij dikasteri për kompanitë shqiptare, për shkak të pagesave për Bektel & Enka.


Në njërën prej tabelave shihet buxheti i vitit 2009, struktura e tij, dhe realizimet faktike të gjashtëmujorit të parë. Produkti "Rrjeti Nacional i rrugëve", është parashikuar për gjithë vitin 47.074 miljonë lek dhe vetëm në gjashtemujorin e parë janë harxhuar 34.754 milionë lek ose 73.8 për qind e gjithë buxhetit vjetor.


Ky deformim në shpërndarjen kohore, vjen nga sforcimi elektoral për të hedhur gjithë lekët në rrugë përpara fushatës,. Por ky është problemi më i vogël. Çështja kryesore është tejkalimi i kostove dhe shpenzimeve,që çon në falimentim buxhetin e ministrisë. Në produktin "Rrjeti Nacional i rrugëve" kolona që paraqet shpenzimet faktike është më e madhe se kolona që tregon buxhetin për rrjetin nacional të rrugëve.


Rreth 92.2 për qind të totalit të shpenzimeve faktike të kryera gjatë 6/mujorit të parë 2009, e zënë shpenzimet për programin "Rrjeti i rrugëve nacionale", ndjekur nga shpenzimet për programin "Ujesjellës kanalizime", me rreth 5.4 per qind. Shpenzimet për programet e tjera variojnë nga 0.01 për qind deri në 0.7 për qind të totalit të shpenzimeve të kryera.


Problem mbetet tejkalimi i kostove për njësi, në autostradën Rrëshen-Kalimash dhe në disa segmente të tjera rrugore. Pra rezulton se grupi i produkteve "Ndërtim rruge", i shprehur në kilometra, gjatë gjashtëmujorit të parë 2009, është realizuar në rreth 62% të planit vjetor, që do të thotë 61 kilometra nga rreth 98 kilometra të planifikuara për deri në fund të vitit. Në këtë grup produktesh përfshihen:


- Ndërtim rruge me katër korsi. Shpenzimet për këtë grup produkti për 6/mujorin janë realizuar në masën 93% të planit vjetor, ndërsa nga ana sasiore janë realizuar 17 km nga 34 km të planifikuara si vjetor.


- Në këtë grup përfshihen kryesisht rrugë me katër korsi si rruga Rrëshen-Kalimash, që zë pjesën më të madhe të realizimit të fondit, rruga Kukës-Morinë, Kalimash -Kukës, dhe By Pass-i Plepa-Kavajë-Rrogozhinë".


Në relacionin e paraqitur nga Ministria, nuk janë dhënë shpjegime lidhur me arsyet e tejkalimit të kostos për kilometër rrugë, për këtë program, si dhe për tejkalimin e shpenzimeve.


Është realizuar vetëm 50 për qind e planit, Ministria e Trasporteve ka harxhuar 93 për qind të lekëve, duke boshatisur praktikisht arkën e saj dhe duke lënë pa paguar gjithë kompanitë shqiptare. Sic shihet nga grafiku, tejkalim të kostos për njësi ka edhe për tipin e riksontruksionit të rrugëve.


Këtu përfshihen rruge me kontrata të lidhura dhe ecuri te mire punimesh si: sistemim/asfaltim rruga Gjiri i Lalzit, rruga Dardhë-Ura e Drinit, rruga Bajram Curri-Has, segmenti Rragam -Tropojë. Për rrjedhojë, kostoja mesatare faktike përllogaritet në rreth 30 milionë lekë për km, nga rreth 22 milionë lekë për km e planifikuar, pra rreth 8 milionë lekë për km më e lartë.


Pas kolapsit që ka përfshirë ministrinë e Olldashit, shihet qartë se kryeministri Berisha e ka kthyer buxhetin e vitit 2009 në një piramidë, duke shpenzuar gjithçka para fushatës dhe duke lënë tashmë në mëshirë të fatit dhjetëra kompani shqiptare,me mijëra njerëz të punësuar në to.


Problemet e reja të hapura në Tunelin e Kalimashit dhe mungesa e rëndë e transparencës së qeverisë lidhur me fondet, që do të duhen akoma për të përfunduar kjo vepër e madhe inxhinierike, janë një ogur i keq për nje menaxhim të sigurt të këtij buxheti dhe aftësitë tona reale, për ta përballuar këtë krizë.


Vetë ministri Olldashi në deklaratat e tij publike disa herë ka dhënë versione me diferencë të madhe për koston e të ashtuquajtureë rruga e kombit...Dhe në fund nëse i hedh një sy këtyre statistikave dhe kilometrave të llogaritura për ndërtimin e rrugëve në vitin 2009, ato gjithsej shkojnë afërsisht rreth 300 km.


Duke llogaritur që viti 2009 është viti më i suksesshëm dhe më i guximshëm në planifikimin e ndërtimit të rrugëve, del se qe nga viti 2005, qeveria e zotit Berisha, ka provuar të ndërtojë, jo më shumë se 800 km rrugë, ndërkohë që ka mashtruar publikisht para fushatës elektorale, se ka ndërtuar 6 mijë kilometra rrugë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›