Aksident tragjik në Pogradec, po punonte me fresibël, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në Pogradec, teksa ishte duke punuar në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është dëmtuar aksidentalisht me një mjet pune tip “fresibël” (troko). Ai është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.