Aksident tragjik në Tiranë, makina përplaset me motorrin, humbin jetën 2 të rinjtë

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy të rinjve është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Sipas njoftimit paraprak të policisë, bëhet me dije se në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, një automjet është përplasur me një motorr, e për pasojë drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë.
Viktima kanë mbetur Blerim H., 23 vjeç dhe Olsi L., 18 vjeç.
“Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/